Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 15.204 raste të reja me Covid-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqinjë.
Krahasuar me një ditë më parë numri është më i lartë, por edhe ai i tamponëve është rritur. Në 24 orët e fundit janë kryer një rekord tamponësh, plot 293.770 të tillë.
Ndërsa numri i të vdekurve është ulur, ku në 24 orë janë shënuar 467 të vdekur, ndërkohë që dje ishin 541 viktima.
Gjithashtu është ulur dhe numri i të shtruarve në spitale si në terapi intensive ashtu edhe të shtruarit e tjerë. Shkalla e pozitivitetit është 5,1%.