Spanja ka shënuar një rritje të viktimave krahasuar me një ditë më parë.
Në 24 orët e fundit në vend janë rregjistruar 176 të vdekur, ndërsa një ditë më parë 123, duke shkuar në total në 26.920 viktima.
Lajmi i mirë është që në 24 orët e fundit është regjistruar numri më i ulët i të infektuarve që prej nisjes së pandemisë, 594 raste të reja.
Në total numri i të infektuar ka shkuar në 228.030 ndërsa të shëruarit kanë kapur shifrën e 138.980 persona.
Spanja do të prezantojë sot një kërkesë për karantinë 14-ditore për të gjithë personat që vijnë nga jashtë shtetit.





