Janë 2706 të prekur nga koronavirusi në Itali. Numri i të vdekurve ka arritur në 107 persona., ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur 276 persona. Që nga dita e parë kur është shfaqur koronavirusi në Itali rezultojnë 3089 raste.

Të dhënat janë bërë publike nga komisari Angelo Borreli, gjatë konferencës për shtyp nga selia e Mbrojtjes Civile, raporton Corriere della Sera.

Ndërkohë shkollat dhe universitetet do të qëndrojnë të mbyllur deri më 15 mars, në të gjithë Italinë.