Gjermania ka pësuar një rritje të numrit të të prekurve me koronavirus përgjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në total në 42,288.
Numri i viktimave është rritur nga 55 në 253. Kancelarja Angela Merkel bëri apel për durim në luftën kundër pandemisë, duke refuzuar thirrjet për një zbutje të masave shtrënguese që u vendosën nëpër disa shtete këtë javë.
Në Francë, Kryeministri Edouard Philippe tha se pandemia që nisi në lindje, tani ka mbërritur në rajonin e Parisit. Spitalet mund të arrijnë pikun nëpër kryeqytetin francez brenda 48 orëve të ardhshme. Rreth 1.2 milionë banorë janë largua nga kjo zonë përgjatë javës së shkuar. Ndërkohë, zyrtarët njoftuan të enjten në mbrëmje se numri i viktimave në Francë ka shkuar në 1,696, përfshirë 365 në 24 orët e fundit.





