Britania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 20,319. Janë 813 viktima më shumë në 24 orët e fundit.

Rastet të reja janë 4913 duke e çuar në 148,377 numrin total të të prekurve.

Numri i rasteve aktive është 127,714 ndërsa nuk ka asnjë të dhënë sa u përket personave të shëruar.

Ditën e djeshme numri i viktimave në Britani ishte 768.