Numri i viktimave në Gaza është rritur sërish, pasi sulmet izraelite vijojnë ende.
Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi njoftoi se deri më tani kanë ndërruar jetë 18,412 palestinezë.
Ndërkohë të plagosur kanë mbetur të paktën 50,100 që nga nisja e sulmeve më 7 tetor.
Këto shifra të publikuara nga ata nuk përcaktojnë dot se sa prej tyre janë civilë dhe sa janë militantë të Hamasit.
Sulmet në Gaza nisën menjëherë pasi militantët zbarkuan në territoret e Izraelit, duke vrarë 1200 persona.
Menjëherë pas këtij veprimi, Izraeli nisi ofensivën në Gaza, ku IDF-ja ka kryer sulme të njëpasnjëshme.
Gjendja në zonat e bombarduara është e rëndë, ndërsa spitalet janë të tejmbushura me pacientë që kërkojnë ndihmë.