Rritet numri i personave që kanë humbur jetën nga komplikacione të shkaktuara nga koronavirusi, në Greqi.

Sipas të dhënave është shënuar një rekord i ri i zi,  me 43 humbje jete në vetëm 24 orët e fundit, duke e çuar kështu në 909 numrin e viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi është rritur për 2.752, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 63,321 297.

52,423 janë raste aktive dhe 297 vetë ndodhen në intubim, në gjendje të përkeqësuar shëndetësore.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 9,989 persona të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 2 milionë.