Italia ka regjistruar 551 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19. Sipas autoriteteve shëndetësore, bëhet fjalë për një nga shifrat më të larta të javëve të fundit, ndërkohë që shënon rritje të dukshme nga dita e djeshme, kur ishin 386.

Rritet edhe numri i të infektuarve, 18765, por njwkohwsisht eshte dyfishuar numri i testimeve nga dita e djeshme. Kjo ndikon edhe në nivelin e pozitivitetit, që bie në 5.6% nga 8.1% i ditës së mëparshme.