Shkon në 42 numri i viktimave të tërmetit tragjik që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit.
Nxirret një tjetër trup i pajetë nga rrënojat e banesës së familjes Lala në zonën e Kënetës.
Nuk dihet ende se trupi i cilit prej të pesonave të mbetur nën rrënoja është trupi i sapo nxjerrë.
Babai i 4 fëmijëve që dyshohet se kanë humbur jetën nga shembja e shtëpisë ka vrapuar për të shkuar në vend por nuk është lejuar.
Nën rrënoja ndodheshin Ilir Lala, xhaxhai i fëmijëve, person me aftësi të kufizuara, Marjeta Lala, nëna e katër fëmijëve, 3 fëmijët e Marjetës, Emilio dhe Dionis e Dionisa, binjakë.





