Deri në fund të vitit 2014, prodhimi i naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rritet me 25% duke arritur nivelin më të lartë të shfrytëzimit të rezervave kombëtare në 26 vjet.
Vendimi për rritjen e prodhimit, sipas “CNN”, lidhet me zbulimin e sasive të reja të mëdha të naftës.
Si rrjedhojë e rritjes së prodhimit të SHBA-së, Administrata Amerikane e Energjisë parashikoi që çmimi global të ulet nga 112 dollarë për fuçi në 99 dollarë pas një viti.