Për të tretën ditë radhazi, rritet sërish numri i të infektuarve me koronavirus në qytetin e Durrësit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 8 raste të reja në qytetin bregdetar duke e çuar numrin në total në 17.

Ende nuk dihet nëse rastet e publikuara sot janë kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, apo raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.

Kujtojmë se një ditë më parë rezultuan pozitivë shtatë persona, punonjëse të një fasonerie në Durrës.

Të infektuarve iu mor tamponi pasi më 14 maj u identifikua një grua 41-vjeçare pozitive që punonte në këtë fasoneri.

Ndërsa prej 4 majit është vetëizoluar në banesën e tij në Plazh një 71-vjeçar i infektuar me Covid-19.