Golemi po sheh periudhën më të mirë të tij këtë sezon veror.

Ndonëse tur-operatorët pohojnë se çmimet janë rritur, kjo duket se nuk i ka ndaluar vendasit e të huajt për të bërë pushime.

“Paketat nuk kanë pasur ndonjë ndryshim të madh, por përshkak të rritjes së çmimeve është rritur diku te 10% oferta nga viti i shkuar. Kjo nuk ka ndikuar tek turistët. Përkundrazi, ka pasur kërkesë më të madhe sesa vitin e shkuar, si nga agjencitë e huaja, po ashtu edhe nga diaspora e rajoni“, thotë Albulen Ndrepepaj, operator turistik, ndërsa një pushuese nga Kosova thotë se “çmimet janë super, 70 euro nata kemi paguar.”

Ata që e ndjejnë më shumë rritjen e çmimeve janë vendasit.

“Unë i krahasoj me jashtë shtetit. Unë lëviz çdo vit dhe kur kthehem shoh që s’ja vlen të bësh pushime këtu“, shprehet një pushues nga Tirana.

Por çfarë u pëlqen pushuesve kaq shumë dhe cilat janë kërkesat e problematikat që ngrejnë ata?

Ndiqni për më shumë materialin VIDEO të plotë.

K.Gj.