Dekani i Fakultetit të Biznesit, pranë UAMD, Shkëlqim Fortuzi, ka komentuar rritjen e çmimit të bukës me 10-15 lekë.
Në një postim në rrjete sociale, Fortuzi thekson se kjo rritje çmimi do të rrisë koston e të ushqyerit me 15-20% në muaj.
“Kjo do të çojë drejt varfërimit total familjet e varfëra”,- shkruan Fortuzi.
Dekani kërkon nga qeveria Rama marrjen e masave për të ndihmuar këto familje përmes kompensimit të çmimit të bukës,, ndërsa nga ana tjetër rekomandon heqjen e TVSH-së për prodhuesit e miellit dhe bukës.
Postimi i plotë:
Përshëndetje miq!
Ditët e fundit në tregun e brendshëm është rritur ndjeshëm çmimi i bukës,rreth 15-20% për një bukë masive ,ose 10-15 lekë për 1 bukë.
Kjo rritje sigurisht që ka ardhë si rezultat i rritjes së çmimit të grurit dhe miellit në tregun ndërkombëtar.
Mqs në Shqipëri rreth 40% e familjeve jetojnë në varfëri dhe bukën e kanë burimin kryesor të ushqyerit,kjo rritje çmimi do t’ja rrisë koston e të ushqyerit me 15-20% në muaj.Kjo do të çojë drejtë varfërimit total familjet e varfra.
Qeveria shqiptare duhet të marë masa për ti ndihmuar këto familje duke ju kompensuar rritjen e çmimit të bukës 10-15 lekë/bukë ose duhet të heqë TVSH-në për prodhuesit e miellit dhe të bukës.