Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se ishte një vendim abuziv ai i Entit Rregullator të Energjisë që miratoi kërkesën e qeverise për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke vendosur fashën 80 kw/h.
Tabaku thotë se kjo rritje çmimesh do të prekë 100 mijë familje shqiptare!
“Në periudhën më të egër të krizës, në periudhën më të vështirë të krizës ku kemi një rritje të përgjithshme çmimesh përgjigja nuk është rritja e taksave dhe tarifave. Qeveria shqiptare duhet të mbante kostot në buxhetin e shtetit”, thekson Tabaku ne reagimin e saj ne rrjetet sociale.
Sipas saj, Qeveria “ka vendosur tarifën më të lartë të rajonit për energjinë elektrike. 42,8 lek/KWh”.
Reagimi i plotë i Jorida Tabakut
Enti Rregullator Energjisë me një vendim abuziv rriti çmimin e energjisë elektrike për 100 mijë familje!
Në periudhën më të egër të krizës, në periudhën më të vështirë të krizës ku kemi një rritje të përgjithshme çmimesh përgjigja nuk është rritja e taksave dhe tarifave.
Qeveria shqiptare duhet të mbante kostot në buxhetin e shtetit.
500 mln euro janë shpenzuar në sektorin e energjisë elektrike dhe do të justifikonin çdo nevojë që do kishte ky sektor.
E papranueshme që kriza e korrupsionit dhe kriza arrogancës të transferohet në xhepat e qytetarëve.
Qeveria ka vendosur tarifën më të lartë të rajonit për energjinë elektrike. 42,8 lek/KWh.
Tarifa e dytë më e lartë është 12 lek/KWh në Kosovë gjatë natës.
4 herë më e vogël. E papranueshme që kjo të transferohet në xhepat e qytetarëve.