Tiranë, 24 mars 2014 – Ministri i Industrisë dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri paralajmëroi një reformë thelbësore në sektorin e energjisë, sektor për të cilin tha ai, po nuk u ndërmorën reforma do të shkojë në një gjendje shumë të keqe. Brenda pak kohësh pritet të miratohet ligjin e ri për energjinë, ku parashikohet liberalizim i tregut, e rrjedhimisht edhe ndryshim i çmimeve të energjisë për konsumatorët familjarë e për sipërmarrjet.
“Duhen ndërmarrë reforma, pasi nëse nuk ndërmerren, sektori energjitik mund të shkojë në një gjendje shumë të keqe. Kemi trashëguar një situatë të rëndë”, – deklaroi Gjiknuri në forumin e organizuar nga Dhoma Italiane e Tregtisë dhe Këshilli Ekonomik Kombëtar, me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Ministri deklaroi para investitorëve italianë se kontratat per hidrocentralet do rishikohen, pasi çmimet e larta të prodhimit nuk mund të përballohen nga KESH-i. Një zgjidhje sipas tij, do të jetë furnzimi me energji i industrive private nga këto HEC-e.
Duke folur për çmimin e energjisë, ministri Gjiknuri tha se aktualisht po analizohet situata dhe qëndrimi zyrtar do të bëhet publik më vonë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





