Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes nënkryetarit Petrit Vasili, ka reagur për krizën energjitike që pritet të prekë Shqipërinë.
Vasili u shpreh se Edi Rama me deklaratat e tij ditën e sotme dhe vendimin e Këshillit të Ministrave tregoi se është avokati i oligarkëve dhe jo në krahun e qytetarëve.
Ekonomia shqiptare tha nënkryetari i LSI, është shkatërruar pasi paratë janë përdorur për të blerë vota.
“Ky është Edi Rama dhe alternativa e vetme është përballja me të. Ju patë si Edi Rama paraditen e sotme bëri avokatin e oligarkëve dhe nuk tha asnjëherë jam me qytetarët dhe do të përballem me ta. Është e vërtetë që edhe vetë oligarkët nuk dalin me fytyrën e tyre pasi zemërimi i njerëzve bie mbi ta. Rritja e çmimit të energjisë bëhet me synimin e vetëm që të akumulojë para më të madhe Edi Rama dhe të shpërdorojë më shumë kjo qeveri.
Ju e dini që kjo ekonomi nuk ka më para për të mbështetur qytetarët pasi paratë shkojnë për koncesionarët. Ekzistojnë miliona të tjera të cilat do të shkojnë për gjyqet e arbitrazhit të humbura nga qeveria, shtoi kësaj dhe një borxh deri në fyt ku pritet të shkoj në 100%.
Një ekonomi e shpërdoruar nga korrupsioni dhe nga vjedhja, pyetja është si do ti paguajnë shqiptarët energjinë elektrike. Përgjigjja është që do të rrinë pa drita, pasi nuk do arrijnë ti mbajnë dot dritat ndezur me 100 mijë lekë në muaj që marrin. Duhet hetuar administrimi i kasakadave nga institucionet e qeverisë dhe e vërteta e rritjes së çmimit duhet të dalë deri në fund. Ka vetëm një përgjegjës për këtë situatë dhe ai është Edi Rama, avokati i oligarkëve kundër qytetarëve. Përballja me këtë qeveri është rruga e vetme, një qeveri e kalbur nga korrupsioni nuk përmirësohet kurrë por vetëm përmbyset”, tha Vasili.





