Kryeministri Edi Rama thotë se lajmi për rritjen e çmimit të energjisë nga data 1 nëntor nuk është i vërtetë.
Në një postim në rrjetin e tij social Twitter, Rama thotë se një gjë e tillë nuk është deklaruar nga qeveria.
Madje ai ia vë fajin medias dhe opozitës për lajmin për rritjen e çmimit të energjisë.
“Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë? #DavaRublash”, shkruan Rama në Twitter.
ERE njoftoi këtë të premten (28 tetor 2022) që në muajt nëntor dhe dhjetor do të apliokohet çmimi me 44 lekë për kilovat për të gjithë konsumatorët që tejkalojnë fashën mbi 800 kWh.