Rritja e çmimit të patentës është kthyer në një problem serioz për shoqërinë tonë, Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli në lidhje me rritjen e çmimit të patentës në 85 mijë lekë të reja, i çili “hodhi” poshtë lajmin e rremë në lidhje me çmimi e patentës duke aprovuar që programi nuk ka ndryshuar dhe se çmimi vazhdon të jetë i njejtë.

Përpos të tjerave shtoi se rimëkëmbja e tregut duhet te marrë vëmendje maksimale.

Ai deklaroi se çmimi i ri mund te hyjë në fuqi para zgjedhjeve të 14 Majit, por ende nuk ka një datë fikse.

“25 janë seanca të plota, 9 janë manovra të veçanta. Programi është i njëjtë. Të gjitha krahasimet e çmimeve dhe tarifave bëhen mbi baza ligjore. Situata nuk është kështu. Në rast se regjistrat janë të mbushur me firma, ne nuk kemi si e kapim kursin e pakryer. Në 2021 bëhen ndryshme në Kodin Rrugor. I kemi dhënë një faqe të re lejeve të drejtimit. Nuk ka rritje sepse është rritur çmimi, por kërkohet sepse kërkohet të bëhet programi dhe kjo kërkon kosto. Çmimi që ka bërë bujë këto, nga ato 85, gati 20% paguhen dhe sot, pjesa tjetër i mbeten kursit”, tha ai.

Lajmi për dyfishimin e çmimit të patentave ka marrë shumë vëmendje në publik që nga dalja e tij. Por drejtori i Drejtorisë së Përgjithshshme të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe, thotë se nuk ka asgjë të tillë, pasi sipas tij, çmimi i patentave ka qenë 850 mijë lekë të vjetra dhe jo aq sa bëhet tani.