Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një krahasim në lidhje me çmimin e naftës, në vitet që ai ishte kreu i qeverisë dhe në ditë e sotme.
Berisha shkruan në statusin e tij në “Facebook”, se në vitin 2013, në bursë nafta ka qenë 97 dollarë, ndërsa shton se në pikat e shitjes ka qenë 140 lekë.
Ndërsa sot, thotë ai, nafta në bursë është 97.2 dollarë dhe në Shqipëri po tregtohet me 228 lekë.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë situate unike në Europë të krijuar nga babezia dhe korrupsioni qeveritar.”, shkruan ndër të tjera Berisha.
Shqipëria sipas Berishës është vendi i vetëm në botë që takson mbi 1 euro 1 litër naftë.
Postimi i Sali Berishës:
Krahesojeni vete!
Nafta ne 2013 :
Ne burse 97$.
Ne Shqiperi 140 lek.
Nafta sot:
Ne burse 97,2$
Ne Shqiperi. 228 lek!
Denoj me ashpersine me te madhe kete situate unike ne Europe te krijuar nga babezia dhe korrupsioni qeveritar. Shqiperia eshte vendi i vetem ne bote qe takson mbi 1 euro 1 liter nafte! sb





