13 gusht 2013- Zbardhet rritja e pagave për punonjësit e arsimit parauniversitar. Vendimi i qeverisë, i marrë pak kohë më parë, tashmë ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.Ndryshime pësojnë pagat e drejtuesve të shkollave, kopshteve, mësuesve dhe edukatorëve. Ata përfitojnë shtesën për vjetërsi pune në masën 2% dhe shtesën për kualifikim, që varion nga 5-20%. Paga mesatare e një drejtori shkolle varion sipas pozicionit, nga 52 000 lekë në 53 000 lekë. Pagat e mësuesve variojnë nga 31 500 në 43 000 lekë. Po kështu edukatorët e kopshteve do të kenë një pagë prej 31 500 lekësh.Pak muaj më parë mësuesit e arsimit parauniversitar, të cilët u bënë pjesë e testimit për 3 kategoritë e vështirësisë në punë, përfituan një tjetër shtesë page, e cila varion nga 5- 20%. Rreth 3000 mësues morën pjesë në testim, ndërkohë që rreth 3% e tyre nuk arritën të merrnin nota kaluese. Janë rreth 36 mijë mësues që përfitojnë nga shtesa e pagës në rang vend. Efektet financiare do të shtrihen nga data 1 gusht. Pak javë më parë qeveria rriti pagat për një sërë kategorish që punojnë në institucionet publike. Nga sa ka përcaktuar qeveria, rritja në institucionet buxhetore është në masën 5.4%. Pavarësisht vendimeve për të rritur vazhdimisht pagat, një shqiptar me pagë minimale paguhet 12 herë më pak se sa një qytetar me pagë minimale në Luksemburg. Të dhënat e pak kohëve më parë nga Eurostat lidhur me pagat minimale në vendet e Bashkimit Europian, tregojnë për diferenca të jashtëzakonshme me vendin tonë.Nëse i hedhim një sy asaj çka ofron raporti i Eurostat, dalim në përfundimin se i vetmi vend në BE që ka pak a shumë të njëjtin nivel page minimale sa ne është Bullgaria, e cila e ka këtë pagë 22.1 mijë lekë, ndërkohë që ne e kemi 22 mijë lekë. Më pas vjen Rumania, me një nivel page minimale 24.8 mijë lekë, kurse pas saj Letonia, me 40 mijë lekë. Në kategorinë e parë të vendeve me paga minimale të ulëta janë 11 shtete, dhe në këtë grup mbyllja është me një pagë minimale 400 euro. Ndërkohë që nëse krahasimin do ta bënim me vende të tjera të klasifikuara në grupin e dytë, diferenca në paga minimale është e lartë.
STRUKTURA E PAGËS PËR PUNONJËSIT E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
Shtesa për kualifikim Paga
Drejtor i shkollës së mesme me mbi 700 nxënës 5% -20% e pagës 53 000 lekë
Drejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë 5% -20% e pagës 53 000 lekë
Drejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë 5%-20% e pagës 53 000 lekë
Drejtor në shkollat me probleme të larta mendore 5%-20% e pagës 53 000 lekë
Drejtor i konvikteve 5%-20% e pagës 53 000 lekë
Drejtor i shkollës së mesme me 301 deri në 700 nxënës 5%-20% 53 000 lekë
Drejtor i shkollës së mesme me deri në 300 nxënës 5%-20% e pagës 53 000 lekë
Zëvendësdrejtor i shkollës së mesme me mbi 700 nxënës 5%-20% e pagës 47500 lekë
Përgjegjës i bazës prodhuese 5%-20% e pagës 47 500 lekë
Zëvendësdrejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë 5%-20% e pagës 47500 lekë
Zëvendësdrejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë 5%-20% e pagës 47500 lekë
Zëvendësdrejtor në shkollat me probleme të larta 5%-20% e pagës 47500 lekë
Zëvendësdrejtor i shkollës së mesme me 301 deri në 700 nxënës —— 47000 lekë
Zëvendësdrejtor i shkollës së mesme me deri në 300 nxënës —— 46500 lekë
Drejtor i Qendrës Kulturore të Fëmijëve 5%-20% 44500
Drejtor i shkollës 9-vjeçare me mbi 700 nxënës 5%-20% 43500
Drejtor i shkollës 9-vjeçare me 301 deri në 700 nxënës 5%-20% 43000
Drejtor i shkollës 9-vjeçare me deri në 300 nxënës 5%-20% 42500
Drejtor i shkollës fillore klasa I-IV. 5%-20% 41000
Përgjegjës (kryemësues) i shkollës me klasë kolektive 5%-20% 39500
Zëvendësdrejtor i shkollës 9-vjeçare 5%-20% 39000
Drejtor i kopshtit me ushqim 5%-20% 39500
Përgjegjës sektori në Qendrën Kulturore të Fëmijëve 5%-20% 44500
Drejtor i kopshtit pa ushqim 5%-20% 43500
Mësues në shkollat e mesme 5%-20% 43000
Mësues në institutin e nxënësve që nuk shikojnë 5%-20% 42500
Mësues në institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë 5%-20% 41000
Mësues në shkollat me probleme të larta mendore 5%-20% 39500
Instruktor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve 5%-20% 39000
Mësues në ciklin e ulët në shkollat 9-vjeçare 5%-20% 36500
Edukator konvikti 5%-20% 38500
Kujdestar konvikti 5%-20% 38500
Edukator në kopsht fëmijësh 5%-20% 31 500
Mësues në ciklin e ulët në shkollat 9-vjeçare 5%-20% 31 500





