Lista e plotë e pagave të administratës është publikuar sot në Fletoren Zyrtare. Projektligji për rritjen e pagave në administratën publike, deputetëve dhe ministrave u miratua më 25 maj në Kuvend.
Shumica socialiste në këtë votim me 97 vota pro mori mbështetjen edhe të grupit parlamentar të PD-së.
Votuan kundër deputetët Bujar Leskaj dhe Petrit Doda, ndërsa abstenuan 4 të tjerë nga opozita. Vetë Berisha me deputetët që e mbështesin nuk morën fare pjesë në votim. Sikurse edhe në votimet e shkuara Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda bashkuan votat me socialistët.
Me ndryshimet e fundit që iu bë ligjit të pagave, deputetët përfituan rritjen më të madhe me 98%, ndërsa pas tyre vijnë ministrat me 82%.
Rritje me 72% pësoi edhe Kryeministri, ndërsa Presidenti me 65%. Edhe për punonjësit e tjerë të administratës ka një rritje të përgjithshme nga 10-35 mijë lekë.
Ndërkohë ka vetëm një rritje page prej 7% për mjekët e përgjithshëm, infermierët, mësuesit dhe punonjësit e sigurisë ku përfshihen policët, punonjësit e gardës , zjarrfikësit dhe forcat e armatosura.
Klikoni këtu për të parë 👉🏻: Lista e plotë e pagave, publikuar sot në Fletoren Zyrtare