Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për rritjen e pagave të administratës dhe deputetëve dhe ministrave.

Ligjet u votuan nga ligjvënësit shqiptarë në seancën e së enjtes në parlament.

Rritja e pagave prek, pagën minimale, administratën publike, institucionet e pavarura, ligjvënësit, këshillin e ministrave dhe pagën e kreut të shtetit dhe kryeministrit.

Pas firmosjes së dekretit të Begajt, ligjet hyjnë në fuqi në mënyrë të menjëhershme.

Paga e deputetëve do të dyfishohet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.