Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos ndryshojë masat antiCovid në vendin tonë.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, tha se shifrat e larta të infektimeve, që ditët e fundit kanë arritur nivel rekord nga varianti Omicron, nuk duhen parë me frikë, por me një shtim të vëmendjes dhe kujdesit ndaj respektimit të masave.

“Treguesit flasin për një tjetër valë. Shifrat nuk duhen parë me frikë, por me një shtim më të madh të vëmendjes dhe kujdesit. Komiteti mendon se niveli i masave mbrojtëse që kemi sot është në përputhje me situatën epidemiologjike”, tha Rakacolli.