Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen sa më parë pasi shifrat në Shqipëri të COVID-19 janë në rritje.

Në një postim në Facebook, Manstirliu thekson se këto shifra ftojnë të gjithë për përgjegjësi morale dhe qytetare.

POSTIMI I MANASTIRLIUT

Shifrat në rritje të infektimeve ditore na ftojnë të gjithëve për përgjegjësi morale dhe qytetare, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës

Mbi 1100 vaksinatorë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për vaksinimin anticovid, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqëndruar.

Shfrytëzoje këtë muaj të hapur të vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19.

#VaksinohuSot

#MbroShëndetin

#VaksinatShpëtojnëJetë