TIRANE, 6 korrik 2013 – Kryeministri në detyrë Sali Berisha vetëm pak ditë pasi firmoi rritjen e rrogave për qytetarët, premtim të bërë para zgjedhjeve të 23 qershorit, ka reaguar kundër deklaratave të deputetëve socialistë. 

Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan:

“Të dashur miq, protesta e rrogëlartëve në krye të PS për rritjen nga qeveria të rrogave të ulëta 11.3% është fytyra e "dhimbsur" e mazhorancës së re!!! Fali Zot se nuk dinë ç'thonë! Sb”, shkruan Berisha.