Nga Shkelqim Fortuzi
Dy vendime “bombë” ka marë Këshilli bashkiak i Bashkisë Durrës,vetëm me votat e koalicionit PS-se dhe koalicionit të majtë brenda 15 ditevë të muajit dhjetor 2015, duke arritur rekord kombëtar, në shtrenjtimin e jetës së qytetarëve të sajë, si rezultat i rritjes së taksave dhe çmimit të ujit të pijshëm.
Vendimi,i parë ka të bëjë me miratimin e paketës fiskale të taksave vendore dhe tarifave të Bashkisë Durrës, për vitin 2016, vendim i cili jo vetem që nuk është në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve, por dëshmon më së miri, se është larg kërkesave dhe pritshmërive që kerkojnë qytetarët durrsakë.
Përveç uljes së taksës për ndertesat, e cila do te ulet,me 30% në vitin 2016 dhe nga 400 leke/m2, që është aktualisht, do të ulet në 280 leke/m2, kjo falë propozimit të bërë, nga këshilltarët e djathtë, në muajin Tetor 2015, taksat dhe tarifat e tjera, jo vetëm nuk do të ulen, por përkundrazi një pjesë e tyre për njësite administrative Ishëm, Manëz, Sukth, Katund i Ri dhe Rrashbull janë rritur në mënyrë të ndjeshme, jashtë ç’do lloji llogjike ekonomike dhe mundesie potenciale.
Më konkretisht nga 1 janari 2016, do te rriten këto taksa dhe tarifa:
Taksa për zënien e hapsirës publike, nga 60 leke/m2 në muaj, që është deri më sot për njësitë administrative, do të rritet në 132 leke/m2 në muaj, ose 120% më shumë.
Taksa e reklamës për tabelat deri në 18 m2, në njësitë administrative, nga 13.500 lekë/m2 që është aktualisht, do të rritet në 22.500 lekë/m2 në vit, ose rritje 67%, më shumë.
Taksa e reklames për tabelat deri 18 m2, në njësitë administrative, nga 243.500 lekë/m2 që është aktualisht, do të rritet në 405.000 lekë/m2 në vit, ose rritje 67%,më shumë.
Tarifa e pastrimit për njësitë Maneëz e Rrashbull, nga 1.500 lekë/familje në vit,do te rritet ne 2.300 lekë/familje në vit,ose 53 %,me shume.
Tarifa e pastrimit per njesine Sukth,nga 1.000 leke/familje në vit, do të rritet në 2.300 lekë/familje në vit, ose 130 %,meë shumë.
Tarifa e pastrimit për njesinë Katund i Ri, nga 500 lekë/familje në vit,do të rritet në 2.300 lekë/familje në vit,ose 360 %,më shumë.
Tarifa e ndriçimit, nga 200 lekë/familje në vit, që është aplikuar deri më tani për të gjitha njësitë administrative, do të rritet me 500 lekë/vit për familje, ose të rritet 150%.
Me rritjen e këtyre taksave nga mazhoranca e majtë,ëBashkia Durrës, mban rekordin kombetar si për tarifat e larta të taksave, ashtu edhe për numrin shumë të madh të tarifave të shërbimit, duke ja bërë jetën më të kushtueshme qytetarëve të sajë dhe barrën më të rëndë e të veshtirë bizneseve që operojnë në teritorin e Bashkisë Durrës.
Të gjitha këto tregojnë, për një inefiçencë totale të administratës së Bashkisë Durrës dhe mungese të theksuar përgjegjshmërie e përgjegjësie, ndaj qytetarëve dhe bizneseve durrsake.
Vendimi për rritjen e këtyre taksave është bere, në mënyrë arbitrare dhe në mënyrë jo transparente.
Konkretisht paketa fiskale, nuk është konsultuar as me qytetarët durrsakë, as me shoqatat e biznesit dhe as me ekspertët e ekonomisë apo financës.
Efekti mujor i këtyrë taksave do të rendojë xhepat e dhjetra mijëra familjeve të bashkisë Durrës dhe mijra bizneseve që operojnë në teritorin e Bashkisë Durrës.
Sikur të mos mjaftonte kjo babëzi për rritjen e taksave brenda harkut 15 ditor nga marja e vendimit të pare, Keshilltarët e PS-së dhe koalicioni i majte, morën vendimin e dytë rrënues, për ti hapur rrugë rritjes së çmimit të ujit të pishëm me 20%, pra nga 58 lekë/m3 që faturohet deri meë tani, nga data 1 janar, pas rritjes do të behet 70 leke/m3.
Arsyeja e rritjes erdhi për shkak të performances së dobët të Ndermarjes së Ujësjellës Kanalizimeve,e cila arrin që të faturojë vetëm 30%, të sasisë së ujit të pijshëm, ndërsa pjesa tjetër 70%, kalon në humbje.
Në vitin 2014, qeveria rriti ndjeshem, çmimin e energjisë elektrike dhe efekti i kësaj rritje, ka ka ndikuar në koston e energjisë elektrike që konsumohet nga Ndermarja e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës dhe nga 428 milionë leke në vit që harxhoheshin (para rritjes së çmimit), kosto u rrit në 550 milionë lekë në vit (pas rritjes së çmimit), pra kosto shtesë 122 milionë lekë më shumë në vit, ose 29 %, më shumë.
Përveç këtyre faktorëve në vitin 2015, Ndermarjes së Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, i janë rritur edhe shpenzimet për taksat vendore (të Bashkisë Durrës) dhe nga 0.5 milionë lekë, që paguante në vitin 2014, kjo taksë në vitin 2015 është bërë 12.5 milionë lekë, ose është rritur 25 herë më shumë.
Nëse do të llogarisim efektin mujor që do të japë rritja e taksave vjetore për familje durrsake dhe efektin e rritjes së kostos së ujit të pijshëm, kjo kosto do të rëndojë çdo familje durrsake nga 1.000-1.500 lekë në muaj më shumë se kosto aktuale.
Për familjet e pensionistëve dhe ata me të ardhura të pakta, kjo kosto shtesë do ti marë 15-20%, të pagesës mujore, duke prekur në këtë mënyrë drejtëpërdrejtë nivelin e tyre të jetesës dhe duke perkeqësuar ndjeshëm jetën e tyrë.
Problemet dhe sfidat me të cilat përballet realiteti i qytetarisë durrsake, janë të shumta, por ti shtosh këtyre problemeve edhe këtë kosto që vjen, nga mungesa totale e përgjegjshmërisë se realizimit të detyrave dhe mungesa e efiçencës, shpërdorimet etj, më duken jahtë ç’do lloji llogjike ekonomike dhe njerëzore.
Për të dalë nga kjo spirale ku është katandisur sot buxheti i bashkisë Durrës dhe Ndërmarja e Ujësjelles Kanalizimeve, nuk duhet kërkuar shkaku dhe nuk duhet të rëndojnë pasojat në kurriz të qytetareve, por duhen ndermare hapa konkrete, për të përmirësuar performancën e administrates së bashkisë dhe administratës së UKD-se.
Disa hapa ligjore që mund te ndermeren janë:
Të ndërtohet një sistem taksimi i thjeshtë, transparent, i kuptueshëm nga të gjithë dhe lehtësisht i zbatueshëm.
Të bëhet një studim, i bazuar në metodologji bashkëkohore, për të evidentuar saktësisht numrin e taksapaguesve potenciale, të ndarë sipas kategorive dhe llojit te taksave për tu paguar.
Të riorganizohet rrënjesisht administrata tatimore e bashkisë dhe të informatizohet sistemi i deklarimit dhe derdhjes së taksave online.
Të kualifikohet administrata e taksave vendore.
Të rritet niveli i arkëtimeve të taksave vendore, nëpërmjet zgjerimit të bazës së taksapaguesve dhe rritjes së efiçencës së punës së administratës tatimore vendore.
Për të zgjeruar bazën e taksapaguesve dhe për të rritur efektivitetin tatimor në të ardhmen si dhe për të stimuluar hapjen e bizneseve të reja disa masa efikase do të ishin:
Për bizneset e reja prodhuese që do të regjistrohen në teritorin e Bashkisë Durrës, të përjashtohen nga ç’do lloj takse për 3 vitet e para, me qëllim që të kenë mundësi për tu rritur, fuqizuar dhe për të punësuar sa më shumë punëtorë.
Për të rinjtë, të cilet sapo mbarojnë shkollën dhe hapin biznese të reja, si të vetëpunesuar, të perjashtohen nga pagesa e taksave vendore për 3 vitet e para.
Per bizneset e reja qe hapen gjate vitit ushtrimor,te paguajne taksa ne raport me periudhen qe ato do te punojne,pra per aq muaj te vitit sa do te punojne.
Per bizneset qe ç’regjistrohen dhe mbyllen gjatë vitit, të paguajnë taksa për aq muaj, sa kanë punuar dhe jo për gjithë vitin.
Në lidhje me rregullimin e performancës së UKD-se, mendoj se duhet të rritet rrënjesisht niveli i faturimeve dhe arkëtimeve dhe perveç kësaj, zgjidhje emergjente mendoj se nuk është rritja e çmimit të ujit të pijshëm për qytetarët, por të bëhet suvencionimi i energjisë elektrike për ujësjellësin nga qeveria dhe të ulen në minimumin e mundshëm taksat vendore nga ana e Bashkisë Durrës.