Për 9 muajt e parë të vitit, rritja ekonomike ka shënuar nivelin 3.87%, ndërsa për periudhën Korrik – Shtator prodhimi kombëtar u rrit me 3.55%. Kontributin kryesor në zhvillimin e ekonomisë vendase në këtë periudhë e pati sektori i tregtisë dhe turizimit, duke u mbështetur edhe nga ai i administrimit publik, arsimit dhë shëndetësisë, përmes investimeve që janë bërë në partneritet me privatin.

I vetmi sektor që ka përformuar dobët është ai industrisë dhe energjisë, ku rënien më të madhe në nivelin -36% e pati sektori i energjisë elektrike për shkak të thatësirës.

Investimet e reja, të shprehura përmes formimit bruto të kapitalit fiks në tremujorin e tretë janë rritur 3.7%, ndërsa konsumi i popullatës ka vijuar të shtohet me 3.25%.