Seria A ka regjistruar një rritje të spektatorëve (10.1%, janë mesatarisht 24.445/ ndeshje) krahasuar me fazën e parë të vitit të kaluar. Interi mban rekordin e tifozëve në garat e brendshme (57.886/ ndeshje).
Në vendin e dytë renditet Milani (53.127), ndërsa podiumi mbyllet nga Napoli (45.871). Për sa u përket “big”-ëve të tjerë, më poshtë vijnë Juventusi (39.916) dhe Roma (37.790).





