Gjatë 24 orëve të fundit, Italia ka shënuar 129 raste të reja dhe 15 vdekje nga COVID-19. Sipas buletinit Mbrojtjes Civile, numri total i infeksioneve ka arritur në 244.752.
Rastet pozitive aktualisht janë 12.224 persona.
Sipas ekspertëve që po eksperimentojnë me vaksinën midis Pomezia dhe Oxford, nëse faza 3 është pozitive do të ketë miliona doza deri në fund të vitit.
Ditën e djeshme, Italia ka shënuar 190 infeksione dhe 13 vdekje nga COVID-19.





