Emergjencat Civile në Itali kanë publikuar bilancin e viktimave nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë të ditur se ka pasur një rritje të numrit të personave që kanë humbur jetën.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 195 persona të prekur me Covid-19, 23 më shumë se një ditë më parë. Numri i viktimave nga virusi në Itali shkon në 31,106.

Numri i të infektuarve është rritur me 888 gjatë ditës së sotme, ku në total janë prekur 222,104 persona. Pozitive janë dhe shifrat e personave të shëruar.Sot janë 3,502 persona që kanë lënë spitalet.