Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundi janë testuar gjithsej 3.937 persona të dyshuar per koronavirus prej të cilëve rezultojnë 771 raste pozitive.

Mesohet se brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (93, 79 vjeç), Prizren 2 raste (67, 61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 666 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 67.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.909.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 225 raste, Prizren 85 raste, Gjilan 67 raste, Pejë 51 raste, Podujevë 47 raste, Mitrovicë 39 raste, Ferizaj 37 raste, Gjakovë 37 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Kamenicë 21 raste, Deçan 19 raste, Vushtrri 18 raste, Viti 16 raste, Drenas 13 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 5 raste, Istog 5 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Shtime 4 raste, Novobërdë 3 raste, Suharekë 3 raste, Klinë 2 raste, Lipjan 2 raste dhe Junik 1 rast.

Numri total i rasteve pozitive është 81.392 raste nga 379.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.752 raste të vdekjes.