Shumë prej produkteve ushqimore që tregtohen çdo ditë në tregun e fruta-perimeve në Durrës kanë pësuar rritje të vazhdueshme.
Bien në sy çmimi i mollëve, portokalleve, domates, qepes dhe limonit, të cilat janë nga 120 lekë deri në 300 lekë për kilogramë. Qytetarët kanë opinione të ndryshme, disa duke u shprehur se çmimet kanë rritje të lehtë, disa se rritja është e madhe.
Tregtarët thonë se rritja e çmimeve për artikuj të veçantë ka ardhur për shkak se bëhet fjalë për fruta apo perime që nuk janë të stinës dhe duke ardhur nga jashtë, çmimet e tyre janë pak më të larta.
Numri i tregtarëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun e përditshëm ka rënë ndjeshëm, ndërkohë që bashkia ka vendosur që të reduktojë numrin e tyre për shkak të karantinës dhe luftës kundër Covid-19.
K.H.





