Rriten rastet me COVID-19 në Ital . Sipas autoriteteve shëndetësore, janë 1786 rastet pozitive në këto 24 orët e fundit, për një total prej 304 mijë personash të infektuar. Shënohet rritje e lehtë edhe tek bilanci i viktimave, ku kanë humbur jetën 23 persona.

Ndërkohë, në një nga rajonet më të goditura, Kampania, guvernatori Vincenzo De Luca ka urdhëruar nga dita e nesërme përdorimin e maskave edhe në ambientet e hapura.

Sipas rregullores së re, çdo aktivitet komercial do të ketë detyrimin për t’i mbajtur temperaturën klientëve të tyre në hyrje”. Kampania ka regjistruar 248 raste pozitiviteti.

Nga Bashkimi Europian vjen ndërkohë një alarm shqetësues nga Stella Kyriakides, përgjegjësja për Shëndetësinë e ekipit të Ursula Von der Leyen. “Situata në disa vende të Bashkimit Europian është më e keqe sesa në mars, jemi të shqetësuar, duam të shmangim një mbyllje të re por qeveritë duhet të marrin masa”, deklaroi Kyriakides, duke iu referuar veçanërisht situatës në Francë dhe Spanjë.