Moti në fundjavë do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira, por nuk do të mungojnë dhe reshjet e shiut këtë të shtunë. Ndërsa dita e diel mbetet me kthjellime e vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi deri 35 km/h duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë, më i dukshëm në brigjet Jugore.

Tabloja termike e fundjavës paraqet temperatura më të larta, më e ndjeshme gjatë orëve të mesditës kur pritet që në ultësirën perëndimore termometri të ngjitet mbi 18°C, ndërsa në zonat malore parashikohet që temperaturat të shënojnë maksimalisht 13°C.