Vranësira dhe shira të dobëta dominojnë pjesën më të madhe të vendit, ndërsa më të konsiderueshme shirat paraqiten në zonat Qendrore.

Pasditja por kryesisht mbrëmja, përmirësojnë kushtet e motit duke sjellë edhe kthjellime të shpeshta në territor.

Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike ditore duke luhatur ekstremumet termike nga 0 në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.