TIRANE – Rrjedhja e bombolës së gazit ka shkaktuar një zjarr të fuqishëm në një banesë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në një shtëpi në Rrugën e Kavajës, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. 

Mësohet se zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Për pasojë vetëm njëra nga dhomat e banesës është djegur tërësisht, ndërsa në pjesën tjetër të ndërtesës është përhapur vetëm tymi.