Paraditen e sotme në hyrjen e katërt të portit të Durrësit u dha alarmi për një rrjedhje gazi, si passojë e së cilës 3 punonjës sigurie përfunduan në spital. Policia ka bërë me dije se punonjësit që nuk janë ndier mirë janë shtetasit me iniciale B.H. 53 vjeç, F.D. 20 vjeç  dhe S.H. 37 vjeç.

Sipas policisë dyshohet se ka patur rrjedhje gazi gjatë furnizimit të një karburanti, i cili ndodhet në  afërsi të hyrjes Nr.4.

Informacion paraprak

Më datë 17.08.2017, rreth orës 10:50, pranë hyrjes Nr.4 të Portit, 3 punonjës të sigurisë nuk janë ndier mirë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet nëse ka patur rrjedhje gazi gjatë furnizimit të një karburanti, i cili ndodhet në  afërsi të hyrjes Nr.4.

Punonjësit që nuk janë ndier mirë janë shtetasit me iniciale B.H. 53 vjeç, F.D. 20 vjeç  dhe S.H. 37 vjeç,  të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e ekspertëve po kontrollohet dhe verifikohet I gjithë territori përreth.

Aktualisht në vend ndodhen uniformat blu dhe ekspertë të fushës, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të  ngjarjes.