Në orët e para të mengjesit të sotëm, një shpërthimi fuqishëm ka ndodhur në një pallat te zona e 21-dhjetorit në rrugën “Muhamet Gjollesha” pranë komisariatit nr. 2 në Tiranë.
Shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të një pallati, në një “Fast Food”.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, dhe sipas policisë shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një impianti gazi, në kuzhinën e këtij fast food-i.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Paraprake
Më datë 08.07.2017, rreth orës 04:20, në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur njoftim për shpërthim përballë inxhinierisë së ndërtimit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes janë nisur Shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar një dyqan ushqimi të shpejtë i cili ishte i dëmtuar.
Nga hetimet paraprake rezulton se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një impianti gazi, në kuzhinën e këtij fast food.
Grupi hetimor po punon për saktësimin dhe dokumentumin e ngjarjes.





