Një autobot i cili do të mbushte me gaz një pikë karburanti në kryeqytet ka pësuar rrjedhje gazi.

Ngjarja ka ndodhur në Kombinat, në një pikë e cila përdoret nga qytetarët edhe për të mbushur bombolat e gazit.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se nuk ka të lënduar. Gjithashtu mësohet se forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë vënë në kontroll flakët.