“Kjo po shpërtheu edhe Durrësin e mbyt!” “I kemi kalamajtë në rrugë” “Kam lënë gjithçka dhe erdha të siguroj kalamajtë”
Këto janë vetëm disa nga deklaratat e banorëve të zonës së Porto Romanos, të cilët prej dy orësh janë larguar nga shtëpitë e tyre prej rrjedhjes së gazit nga një prej cisternave që ndodhen aty.
Situata duket e rëndë dhe po monitorohet nga afër nga policia dhe zjarrfikëset.
Në shkollën “Met Hasa” është ndërprerë mësimi, pasi prindërit kanë marrë fëmijët nga frika e përkeqësimit të situatës.
Ekspertët dhe grupi hetimor janë jashtë ambienteve të fabrikës, pasi është e pasigurt këqyrja e vendit.





