Gazprom i Rusisë ka njoftuar të hënën se gazi se ka ndaluar rrjedhjen e gazit nga linjat e dëmtuara të gazsjellësit Nord Stream.

Në një deklaratë, Gazprom tha se presioni mbi tre linjat ishte stabilizuar dhe se po punonte për të zvogëluar rreziqet ndaj mjedisit.

Evropa nisi hetimet pasi u zbuluan rrjedhje të mëdha në dy tubacionet ruse të gazit Nord Stream.

Gjermania, Danimarka dhe Suedia thanë se ky ishte një sabotim nga ana e Rusisë.

Nord Stream 1 raportoi një rënie të ndjeshme presioni në të dy linjat e tij, ndërsa Nord Stream 2 raportoi një rënie të ngjashme të presionit në linjën e tij ‘A’.

Gazprom tha se linja ‘B’ e Nord Stream 2 mund të eksportojë ende gaz në Evropë, nëse do të merrej një vendim për të filluar dërgesat.

Nord Stream 1 kishte qenë plotësisht funksional përpara se Rusia të reduktonte dhe më pas të ndalonte furnizimin me gaz gjatë gjashtë muajve të fundit, duke përmendur mospagesën në rubla ruse dhe probleme teknike.

“Nëse merret një vendim për të filluar furnizimet përmes linjës B të Nord Stream 2, gazi natyror do të pompohet në tubacion pasi integriteti i sistemit të jetë kontrolluar dhe verifikuar nga autoritetet mbikëqyrëse,” u tha në deklaratë.