Tiranë, 12 maj 2014 – Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arrestuar sot 15 persona, ndërmjet tyre disa biznesmenë shqiptarë, të cilët dërgonin shqiptarë si emigrantë ilegalë në Shtetet e Bashkuara kundrejt pagesës 20 mijë dollarë për person.
Sinjalimi për këtë trafik është bërë nga FBI-ja, që ka vënë në lëvizje Prokurorinë Shqiptare për të hetuar të përfshirët në këtë trafik.
Skema e trafikut ishte Tiranë – Maqedoni; nga Maqedonia në Bullgari, ku pajiseshin me dokumenta bullgare të rreme dhe më pas, dërgoheshin në Meksikë; nga Meksika, ata hynin në territorin e SHBA.
Prokuroria ka bërë të ditur se ky grup kriminal ishte mjaft i strukturuar dhe konspirativ. Nëntë prej anëtarëve të tij ishin nga Tirana, pesë nga Shkodra, një nga Elbasani dhe një tjetër, shtetas bullgar në kërkim. Ata kishin kohë që operonin në këtë linjë trafiku dhe deri më sot kanë nisur drejt SHBA-së 50 vetë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Rrjet trafiku klandestinësh Shqipëri-SHBA, arrestohen 15 persona
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Klea Huta sqaron përfundimisht zërat se është ndarë nga Elgit Doda
Si rrallëherë ‘Opinion’ s’u transmetua: Blendi Fevziu sqaron situatën pas spekulimeve
Thyerje zemre apo Lepuri i Bardhë? Ja kuptimi i trendit më të ri në TikTok
Ndahen çmimet vjetore të gazetarisë 2025, Artur Zheji nderohet me Çmimin e “Karrierës II”





