1nentor 2015 – Jose Mourinho kundër të gjithëve. Trajneri i Chelseat nuk pranoi të bënte komente për ndeshjen e humbur në “Stamford Bridge” duke u mjaftuar me një “No Comment” në sallën e konferencave për shtyp, sepse përballja me opinionin publik do ta rëndonte edhe më shumë situatën delikate që portugezi po kalon te Chelsea.

Në pritje të vendimit që do të marrë presidenti Roman Abramovich për të ardhmen e tij, në rrjetet sociale, anglezët dhe jo vetëm, kanë nisur një fushatë me postime ironike ku përshkruajnë me humor sitautën e luzitanit pas humbjes 3-1 në sfidën kundër Liverpool.Ka nga ata që i kujtojnë trajnerit të Chelseat largimin e mjekes Eva, ndërsa Jurgen Klopp përgatit në mënyrë fugurative arkivolin e karrierës së tij te Chelsea.

Edhe autobusi i famshëm i frymëzuar nga stili mbrojtës i lojës së Mourinhos është vënë në qendër të postimeve ironike, ndërsa dikush tjetër përshkruan metamorfozën nga “Special one” në “Nothing One”. Bota e internetit është pushtuar nga mijëra postime të ngjashme pasi Mourinho mbetet një figurë kontroverse dhe këtë e ka treguar në çdo vend ku ai ka punuar.