Elton Arbana, kryetari i bashkisë së Shijakut ka treguar për investimin që është bërë në rrjetin e ujësjellësit të Shijakut dhe Njësive me mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe Qeverisë shqiptare.
Postimi i plotë
Kishte shumë skeptikë, kur përpara dy vitesh nisëm investimin për Ujësjellësin e Shijakut, me mbështetjen që na dha Kryeministri Rama dhe Qeveria shqiptare për të zgjidhur një nga problematikat e vazhdueshme të shijakasve, furnizimin me ujë.
Në infrastrukturën e amortizuar të rrjetit të ujësjellësit nuk ishte ndërhyrë në 3 dekada. Falë investimit të bërë nga qeveria është rikonstruktuar depo që furnizon Shijakun dhe janë instaluar pompa të reja.
Falë këtij investimi Shijaku, Xhafzotaj dhe Maminasi nuk kanë më probleme me furnizimin e ujit të pijshëm. Ndërkohë që është gati ndërhyrja në Njësinë Gjepalaj.
Me programin tonë të zhvillimit për të ardhmen e Shijakut, me angazhimin tonë dhe mbështetjen e Kryeministrit Rama do të çojmë përpara vizionin për ta zhvilluar Shijakun ashtu siç e meriton!