Hulumtimi i Institutit britanik ka sjellë rezultate të papritura. Anketa e Institutit britanik për punësim dhe zhvillim ka treguar ndryshime interesante në të menduarit e punëtorëve britanik. Te ndërrimi i punës për punëtorët më e rëndësishme është rroga, do të thotë paraja, se sa kënaqësia në vendin e punës, çka është ndryshim i rëndësishëm i prioriteteve në krahasim me vitin e kaluar.

Anketa në të cilën kanë marrë pjesë 2000 të punësuar ka treguar që për 54 për qind të punëtorëve rroga është arsyeja kryesore për ndryshimin e vendit të punës, ndërsa në vitin e kaluar për 61 për qind të të testuarve më e rëndësishme ka qenë kënaqësia në punë.

Në kushtet e ngrirjeve të pagave, inflacionit të lartë dhe rritjes së ngadaltë ekonomike, 36 për qind e të testuar kanë thënë që kualiteti i jetës së tyre ka rënë në gjashtë muajt e fundit, thekson CIPD. Sipas rezultateve të anketës, 18 për qind kanë deklaruar që gjithmonë ose gati gjithmonë mbesin pa para, para pagës së ardhshme, ndërsa përqindja e njëjtë ka theksuar që shlyerja e faturave është gjithmonë problem. Numri i britanikëve që marrin kompensim për papunësi në muajin e kaluar është rritur më së shumti në dy vite, shkalla e papunësisë ka mbetur në nivelin prej 7,7 për qind, ndërsa të ardhurat mesatare janë rritur dyfish më pak se shkalla e inflacionit.

Anketa tregon që edhe të punësuarit në sektorin publik angazhohen më së paku në vendin e tyre të punës, ndërsa 35 për qind e tyre frikësohen që do të humbnin punën për shkak të masave të rrepta të qeverisë për të kursyer.