Edhe pse është ende një rrugë në ndërtim, deri në përfundimin e punimeve segmenti rrugor Rrogozhinë-Kavajë është kthyer në një vend të rrezikshëm për drejtuesit e automjeteve. Shkak për këtë janë bërë këto ndërhyrje në barrierat anësore.
Edhe pse është një rrugë ende në ndërtim dhe sinjalistika e përcakton që kufiri i shpejtësisë nuk duhet të jetë më shumë se 60 km në orë, sërish mbetet e rrezikshme për ata drejtues automjetesh që janë të detyruar të lënë rrugën kryesore apo të futen në të.
Numërohen mbi 40 ndarje të tilla të barrierave anësore gjatë gjithë segmentit Rrogozhinë-Kavajë.
Për drejtuesit e automjeteve, kjo lë shteg për aksidente.
Banorët thonë se një tjetër problem është edhe mungesa e mbikalimeve dhe nënkalimeve në këtë aks. /Tvklan/