Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia hoqi mandatin e kryebashkiakut pas problemeve që pati me ligjin e dekriminalizimit, Elvis Rroshi vijon të qëndrojë në detyrë.

Një dokument i bërë publik nga ish-kryeministri Berisha fakton korrespondencën zyrtare nga ana e kryebashkiakut të Kavajës.

Bëhet fjalë për një shkresë zyrtare të datës 20 shkurt 2017, ku në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, i ka kthyer përgjigje Kryetarit të KQZ-së Denar Biba lidhur me vendodhjen e KZAZ-së për zgjedhjet e 18 qershorit.

Berisha e ka cilësuar një dokument nga Banditistani! “Kryebanditi mashtron shqiptarët se ai ka shkarkuar si kryetar bashkie përdhunuesin, njeriun me pesë emra, trafikantin Elvis Rroshi! Por dokumenti i datës 20.2.2017 me firma dhe vula dëshmon dhe e nxjerr cullak Ramën ashtu siç është; mashtrues ordiner dhe i paskrupullt që përdor postin për të mashtruar qytetarët!”, shkruan Berisha.