ARABI SAUDITE, 28 shkurt 2013– 12 fëmijë të moshës nga 9-12 vjeç kanë marrë lëndime të shkallëve të ndryshme si rezultat i rënies nga "Rrota e djallit", karoseli i shpejtësisë së madhe i vendosur në parkun argëtues të një prej qendrave tregtare të kryeqytetit të Arabisë Saudite, Riad.

Gjatë rrotullimeve, karoseli pësoi një incident dhe për pasojë u thye bordi bllokues i sigurisë. Fëmijët ranë nga vendet ku ishin ulur në tokë prej një lartësie të madhe. Të gjithë të lënduarit u dërguan në spital. Dy fëmijë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore – ata kanë thyerje të shumta të shtyllës kurrizore. Të tjerët janë diagnostikuar me tronditje të trurit, thyerje dhe shëmbje të shumta.