Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Malësi të Madhe, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shkarkesave elektrike dhe rrufeve në fshatin Dedaj, Njësisë Administrative Shkrel.
Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Arben Ivanaj.
Si pasojë e plagëve të marra nga zjarri, Ivanaj ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin rajonal të Shkodrës.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç.
Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





