Policia ka njoftuar se ditën e sotme, në fshatin Metoq, Sarandë një banesë është goditur nga rrufeja.

Për pasojë, është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit J.A.. Ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

Më datë 09.06.2022, rreth orës 15:25, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit J. A. 

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia.